Udhëtime frymëzuese

Ndiqni historitë e akademikëve dhe ekspeditat e tyre kërkimore

HUMBJE E EKUILIBRIT

Fikrije Salihu

Mon, 23 Jun 2025

HUMBJE E EKUILIBRIT
U rrëqetha unë
u rrëqethe edhe ti
çfarë i bëhet kësaj toke,
çfarë i bëhet kësaj bote,
a nuk të dhimbset edhe ty?!
Sot nuk qava, po lot më rrodhën,
sot u trishtove edhe ti,
a nuk mjaftuan dhimbjet,
a nuk mjaftuan vuajtjet,
a nuk të dhemb shpirti edhe ty?!
U luta për shpirtin e tyre të humbur,
andaj, të lutem, lutu edhe ti,
për ata që bëjnë marrëzira,
për ata që luajnë me mjeshtëri,
për gjithë ata që nuk njohin kufij...
Ndihem tejet e vogël,
a nuk ndihesh edhe ti,
për padrejtësi ndaj njerëzimit,
për jetët e pafajshme
që manipulohen sikur t’ishin fëmijë.
Njerëzimi ka humbur ekuilibrin,
nuk ndihesh kërcënuar edhe ti,
nuk ja dimë vlerën as ujit,
as bukës, as dashurisë,
Njeriu për njeriun një ujk i zi.

Tags:

poezi shqip

0 Komentet

Lini një koment