Ndiqni historitë e akademikëve dhe ekspeditat e tyre kërkimore
Kjo është thjesht një kujtesë e përditshme për të gjithë ne: mos blini çdo pajisje që lidhet me internetin vetëm sepse tingëllon “inteligjente”.
Në çdo ditë që kalon, del një shembull i ri që na tregon se “smart” nuk do të thotë gjithmonë “i mençur”.
Ja rasti më i fundit dhe disi qesharak, po të mos ishte aq serioz.
Autoritetet daneze po nxitojnë të mbyllin një dobësi sigurie në autobusët elektrikë të prodhuar në Kinë, pasi u zbulua se kompania furnizuese kineze kishte qasje të largët në sistemin e kontrollit të automjeteve.
Me fjalë të tjera: autobusi mund të ndalojë, fiket ose bllokohet nga Pekini me një klikim.
Një “update” i vogël… dhe rrjeti urban në Kopenhagë shkon për pushime.
Hetimi po vazhdon, por pyetja që duhet të bëjmë është më e madhe:
Sa pajisje të tjera “të zgjuara” kontrollohen në të vërtetë nga dikush tjetër, diku shumë larg nesh?
Në botën e sotme, çdo gjë lidhet me internetin, frigoriferi, televizori, kamera e sigurisë, makina, e madje edhe autobusi i qytetit. Dhe çdo lidhje është një derë.
Disa dyer janë të mbyllura mirë, por shumë të tjera janë vetëm gjysmëhapur, gati për t’u përdorur nga kushdo që ka çelësin e duhur.
Prandaj, para se një qytet, kompani apo individ të blejë “pajisje inteligjente” në shumës, duhet të mendojë dy herë:
Kush e prodhon?
Kush e kontrollon?
Dhe më e rëndësishmja: kush mund ta fikë?
Sepse ndoshta nuk është aq “smart” t’i japësh dikujt tjetër kontrollin e rrugës tënde, shtëpisë tënde apo madje të autobusit tënd publik.
Fri, 18 Jul 2025
Sun, 13 Jul 2025
Lini një koment