Rekrutimi i harresës Kombëtare: Nga Çanakale te fatkeqësia e sotme
Fri, 18 Jul 2025

Ndiqni historitë e akademikëve dhe ekspeditat e tyre kërkimore
Rekrutimi i harresës Kombëtare: Nga Çanakale te fatkeqësia e sotme
Nga:Dardanus23
Rekrutimi i ushtarëve të Erdoganit në komunitetet tona (nga imam te caktuar) nuk është fundi i historisë, është vazhdimi i saj me një tjetër emër.
Ai ecën me hapa të sigurt, ndonëse me fytyra të reja dhe motive të vjetra: të largojë njeriun nga kombi i vet dhe ta zëvendësojë me bindje të verbërta.
Në Çanakala, familja ime humbi dy anëtarë, djem të rinj që u nisën për një luftë që nuk ishte e tyre. Akoma edhe sot, pos tragjedisë, rri bosh pyetja: ku janë varret e tyre?
Historitë u manipuluan, u errësuan, dhe sot nuk kemi asgjë tjetër përveç imazhit të kujtimeve të lëna në heshtje dhe fjalëve që nuk u thanë.
Nuk kemi nevojë t’i ri-rreshtojmë kujtimet familjare, tragjedia është përpara nesh, po përsëritet: fëmijët tanë përballen me rekrutim ideologjik të maskuar si edukim, duke u rrethuar nga "misionarët" që vinë me "drejtësi” të porositur.
Një dhomë klasash mund të jetë më toksike se një front beteje.
Fëmijët kanë nevojë për natyrë, për plazhe, për lojë, për art dhe për frymë ajri të pastër. Jo për trysni psikologjike nga individë të stazhizuar të cilët zbatohen si pjesë infrastrukture e një ideologjie abusive.
Këto nuk janë edukatorë, janë trullosës me mandat. Ndaj, për ata që punojnë kundër kombit, me vetëdije apo pa të:
Mallkuar qofshi ju që punoni kundër kombit, jo për një ditë, por për çdo vit që do ta paguajë ky popull për shkakun tuaj.
Ju nuk po shërbeni Zotin a arsyes. Po shërbeni errësirës që ka marrë jetën e djemve tanë dhe po përpiqet të sh'fshijë identitetin tonë historik.
Fri, 18 Jul 2025
Sun, 13 Jul 2025
Wed, 11 Jun 2025
Lini një koment