Enciklopedia shqiptare”, Akademitë e Shkencave në Shqipëri dhe Kosovë: Procesi vijon me harmonizimin e fjalëve apo shkaterrimin e saj?!
“Rishtari Shqiptar 2024”fuqizuar nga Tallavat e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare"
Një njeri i thekur me çështjet kombëtare, kujton një analist britanik mbas luftës civile të 2001. Ai shikoi përreth dhe pyeti: “Tani çka do bëhet me shqiptarët?” Përgjigja erdhi shpejt dhe pa mëdyshje: “Ata do kacafyten ndërmjet veti dhe do përçahen sikur më parë.” Dhe ja që ndodhi, tamam siç e parashikoi analisti.
Por tani kemi një sfidë të re përpara. Me “Enciklopedinë Shqiptare 2024”
Neve nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim mrekullira. Jo, na duhet të marrim frenat në dorë dhe të shkruajmë historinë tonë ashtu siç e dimë ne, sipas rretheve dhe zakoneve tona. Nëse Shqipëria zyrtare vendos të quajë “Tomlin” "LateAlaRauUno" e Kosova "TomlBullice" atë që ne e njohim si “Tombel,” atëherë ne do të vazhdojmë ta quajm“Tombel,” me krenari.
Dhe pastaj vjen zonja Anila Omari që thotë, “Shqipja është huazuar nga serbishtja 93%.” Ne do i themi, “Ndoshta shqipen e Tiranës e Prishtinës zyrtare ja keni dhënë Vuçes me koncesion 93%, si pronë e Vuçiçit dhe 7% Edi Ramës, por JO SHQIPEN TONË!”
Dhe ju sugjeroj këtyre “AhmakADEMYKËVE” të skaduar të “Shypnis-Kosovës” që së pari të merren vesh me këtë dr...q Ç dhe Q. “Çka ose Qka?” Ne i thomi “Xhit” “Çish”, "K'çosht" ose ndoshta “Hoo,” varësisht nga rrethanat dhe humori i ditës.
Intelektualët shqiptarë të Maqedonisë duhet të reflektojnë dhe të veprojnë sa më shpejt. Është koha që të thirrim Arbëreshët, shqiptarët e Luginës (Preshevë, Bujanocë e Medvegjë), shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarët e Greqisë, shqiptarët e Turqisë, dhe shqiptarët në mërgatë.
Mjafton vetëm reflektimi, dhe koha është TANI, në vitin 2024!
Dhe kështu, ndërsa kacafytjet vazhdojnë, ne do të vazhdojmë të qeshim, të reflektojmë, dhe më e rëndësishmja, të shkruajmë historinë tonë ashtu siç e dimë ne, me gjithë të mirat dhe të këqijat, por gjithmonë me një sens humori që na bën të veçantë... Vetëm pollogu i Tetovës, Gostivari deri në Dibër e Kërcovë plus Derventi kanë me shumë nëndialekte se e gjithë shqiptaria dhe Evropa.
Lini një koment