Të pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi
Të pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç jemi
Në fund të fundit, ngjyra, rrënjët apo gjuha e një shoqërie nuk kanë shumë rëndësi. Statusi, kapitali apo grupmosha e tyre pak ka rëndësi. Nuk ka rëndësi se si duken, vishen, grimosen, apo vlera e parfumit të tyre. Pak ka rëndësi se çfarë hanë, ushtrojnë, apo ku punojnë.
Gjuha unike e mirësjelljes njerëzore është e rëndësishme. Etika shpirtërore, ndjeshmëria dhe vlerat njerëzore janë të rëndësishme.
Çdo
gjë që e bën këtë botë një vend më të lumtur dhe më të sigurt krah për krah me njëri-tjetrin është e rëndësishme.
Është e rëndësishme të theksohet se çdo vendim dhe çdo veprim është i pavarur. Është e rëndësishme të respektoni lirinë, kreativitetin dhe të kuptoni se të gjitha janë cilësi personale.
E rëndësishme është dëshira e çdo personi për të ndjekur kënaqësinë dhe për të gjetur veten aty ku ndihet më mirë.
Siguria më e rëndësishme për këtë botë është vet harmonia dhe stabiliteti i jetës dhe shoqërisë.
Normat ma të rëndësishme jan kufizimet impulsive e të dëmshme për gjithë popujt e botës.
Rëndësi ka përshtatja ndaj normave mbizotëruese (kulturore/fetare), e ky duhet të jetë prioriteti më i lartë.
Është e rëndësishme të mbështesim, të arrijmë dhe të synojmë suksesin e përbashkët.
Ajo që është e rëndësishme është fuqia e njerëzimit, e cila ndikohet veçanërisht nga pasuria dhe statusi shoqëror.
Gjuhë unike është të bësh mirë për mirëqenien e njerëzve dhe mbrojtjen e natyrës.
Në fund të fundit, ne jemi gjak e mish, nuk mund të bëhemi asgjë tjetër.
Lini një koment